Deputeti Erion Brace ne Kuvend (Foto Rtsh)

Deputeti Erion Brace ne Kuvend (Foto Rtsh)

Deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të hartojë një paketë të re mbështetëse për qytetarët që po goditen më shumë nga kriza e çmimeve, njofton “RTSH”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Braçe tha se ekonomia shqiptare mund të pësojë rritje me 3% gjatë vitit 2022, por kjo nuk do të jetë e dukshme para rritjes së çmimeve.

“Nuk kemi krizë, kemi goditje. Kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit. Rritja ekonomike e vitit 2022 pritet të jetë 3%, por do të jetë e zbehtë nga rritja e çmimeve”, -tha ish-zevendëskryeministri Erion Braçe. (Fatosi)