Foto: VCG

Foto: VCG

Të dhënat më të fundit nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se shpenzimet e turistëve në Shqipëri gjatë tre muajve të parë të vitit kanë qenë më të lartat të regjistruara ndonjëherë gjatë kësaj periudhe kohore.

Sipas bilancit të bankës, shifrat flasin për 408 milionë euro shpenzime të turistëve të huaj në tremujorin e parë të vitit.

Që prej vitit 2008, kur të dhënat janë publike, kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.