Foto: Rtsh

Foto: Rtsh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të vizitojnë Ukrainën, njofton “RTSH”.

Rama dhe Kovaçevski kanë pranuar idenë e Abazaviç për të vizituar Ukrainën dhe pritet që të bien dakord edhe për datën.

Kryeministri Dritan Abazoviç ka zhvilluar më 9 qershor një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka pranuar ftesën e këtij të fundit për të vizituar Ukrainën.

Sipas mediave, Abazovic do të përcjellë një mesazh të fortë të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.