Foto:Almakos

Foto:Almakos

Çdo vit, 13 qershori është kulmi i pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, pak kilometra në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Kisha e Laçit, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë. Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 marsit dhe kulminojnë më 13 qershor.

Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300, kur u ndërtua për herë të parë nga fratët françeskanë. Ajo u shkatërrua në vitin 1971 nga ish-sistemi i asaj kohe, për t’u ringritur në vitin 1990.

Kisha e Shna Ndout, e quajtur “vendi që bën mrekulli”, ndodhet e veçuar në majë të malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë.

Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha, Shna Ndout.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar pamjet nga pelegrinazhi duke uruar që të dëgjohen dëshirat dhe lutjet e pelegrinëve nga Shqipëria dhe diaspora.