Foto: RTSH

Foto: RTSH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë në cilësinë e drejtuesit të këtij institucioni, njofton “RTSH”.

Veliaj e konsideroi vizitën një mesazh shumë të mirë. “Tani është koha për të shtuar bashkëpunimin dhe për të bërë punë të jashtëzakonshme për Tiranën”, -deklaroi Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, vlerësoi përpjekjet e autoriteteve shqiptare në fushë e sportit veçanërisht në edukimin e fëmijëve. “Kjo është e ardhmja jonë dhe kjo është vlera e sportit. Mendoj se mund të shohim përpara drejt një të ardhmeje të ndritur për sportin në Tiranë dhe në Shqipëri”, -tha Bach.