Foto:Shendeti.com

Foto:Shendeti.com

Një vajzë nga Elbasani ka mundur të dëgjojë për herë të parë vetëm në moshën 7 vjeçe, falë vendosjes së implantit koklear në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, njofton “RTSH”.

Nevojat për implantit koklear në Shqipëri këto tre vitet e fundit janë plotësuar për 10-14 fëmijë në vit ndërsa nevojat janë të lindura dhe të fituara.

Mosha më e mirë për të përfituar sa më shumë nga implanti është ajo para 18 muajve.

Implanti koklear është një pajisje elektronike e cila implantohet te njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin te një person i cili është plotësisht i shurdhër, ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

Kostoja shkon rreth 20 mijë euro dhe rimbursohet nga shteti.