Foto: RTSH

Foto: RTSH

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar. Lajmin e bën të ditur Ambasada e Rusisë në Tiranë, përmes një statusi në “Facebook”.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z. Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uron shëndet e suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, -shkruhet në postimin e ambasadës.

Pas zgjedhjes në krye të Presidencës shqiptare, Begaj ka marrë një sërë urimesh nga shumë presidentë nga vende të ndryshme të botës.