Ministrat e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, nënshkruan një marrëveshje dhe 3 memorandume të rëndësishme në samitin “Ballkani i Hapur”, i zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton “RTSH”.

Palët nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet të tjera të autorizuara.

Po ashtu në takim u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit, për bashkëpunimin kulturor, si dhe për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, ku liderët përkatës shprehën dëshirën për t’iu bashkuar kësaj nisme rajonale. (Irma)