Java e Kulturës Kineze në Shqipëri bëri bashkë në një takim ambasadorin e Kinës në Tiranë, Zhou Ding, me zëvendësministren shqiptare e Kulturës, Meri Kumbe. Në një postim në “Facebook”, ambasadori Zhou shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për t'u paraqitur shqiptarëve një festë të mrekullueshme kulturore kineze.

“Kënaqësi të takohesha me zv.ministren shqiptare të Kulturës dhe ekipin e saj mbi Javën e Kulturës Kineze. Vlerësova lart se populli shqiptar e ka përqafuar gjithmonë multikulturalizmin me mendje të hapur. Jam gati të bashkëpunoj me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës për t'u paraqitur shqiptarëve një festë të mrekullueshme kulturore kineze. Le të presim ardhjen e Javës së Kulturës Kineze”, -shkruan ambasadori kinez në Shqipëri.