Edi Rama (Foto RTSH)

Edi Rama (Foto RTSH)

Mbi një milion turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në periudhën janar-prill 2022. Shifra është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shton se turizmi për këtë periudhë është rritur me 300 mijë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Sipas kreut të qeverisë, industria e turizmit ka hyrë zyrtarisht në një fazë të re zhvillimi.

“Shqipëria shihet me sy gjithnjë e më të mirë. Mbi 1 milion turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga muaji janar deri në prill 2022, me një rritje prej 300 mijë turistë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, -shkruan Rama.