Ballkani i Hapur (Foto RTSH)

Ballkani i Hapur (Foto RTSH)

Liderët e 5 shteteve të Ballkanit janë mbledhur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në samitin dyditor të “Ballkanit të Hapur”. Të pranishëm në këtë takim, përveç tre shteteve themeluese, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

“RTSH” bën të ditur se samiti nis punën zyrtarisht në orën 10:00 të datës 8 qershor, ku do të japin nga një mesazh online edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Mes 5 vendeve pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucione të autorizuara, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.