Më 2 korrik do të hapet përfundimisht aksi rrugor Kardhiq-Delvinë, ka njoftuar në rrjetet ssociale nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Në postim shihen pamje nga punimet pëfundimtare në tunelin e Skërficës, objekti më i rëdësishëm i kësaj vepre me gjatësi 1316 metra. Kryeministri shkruan se aksi Kardhiq-Delvinë jo vetëm do të zbulojë një pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, por gjithashtu do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta. Rruga Kardhiq-Delvinë është një nga akset më të rëndësishme në ndërtim, që lidh bregun e Jonit me Gjirokastrën e Tepelenën. Me një gjatësi prej 33 km, ajo do të jetë një ndihmë për nxitjen e ekonomisë, sidomos turizmit.