Foto:RTSH

Foto:RTSH

"Dita pa makina" është shndërruar në një traditë në të gjithë vendin, shkruan “RTSH”.

Më 5 qershor, qytetet në të gjithë Shqipërinë kufizuan qarkullimin e automjeteve, duke u lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve të shumta sportive.

Policia ka publikuar akset rrugore të qarkullimit mes qyteteve kryesore të vendit, ndërsa ka ngritur edhe pika kontrolli.

“Dita pa makina” përveç kursimit të naftës synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

"Dita pa makina" aplikohet në Shqipëri të dielën e parë të çdo muaji.