Në selinë e Presidencës shqiptare në Tiranë u bënë homazhet për nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në një spital në Gjermani, pas komplikacioneve shëndetësore.

Zyrtarë të lartë dhe personalitete të njohura të politikës dhe fushave të ndryshme në vend dhe përtej kufijve nderuan ish-kreun e shtetit, duke vlerësuar kontributin që tha në të mirë të interesave kombëtare, shkruan “RTSH”.

Presidenti Ilir Meta mbajti fjalën e lamtumirës, duke nderuar kontributin e tij për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Meta tha se Nishani punoi me devotshmëri për projektet strategjike dhe integrimin e Shqipërisë, ndërsa forcoi frymën e tolerancës fetare dhe zhvillimin demokratik të interesit kombëtar.

Bujar Nishani do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Në nder të tij, të enjten u shpall ditë zie kombëtare, ku flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë për të nderuar figurën dhe kontributin e Bujar Nishanit për vendin. (Irma)