Veliaj RTSH

Veliaj RTSH

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert të shtunën më 4 qershor, në mesditë. Hapja do të shoqërohet me një sërë surprizash për fëmijët, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta.

Vizitorët e Kopshtit Zoologjik më 1 Qershor ishin fëmijët e familjeve frekuentuese të qendrave sociale dhe të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, të cilët së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, panë detajet e fundit, para hapjes së madhe në 4 qershor, bën të ditur “RTSH”. Gjatë vizitës së tyre, Veliaj u shpjegoi fëmijëve se si do të funksionojë ai në përditshmëri.

“Në Kopshtin e ri Zoologjik do të kemi shumë aktivitete, madje mund të kalosh edhe natën në tenda, mes kafshëve; mund të festojmë ditëlindjet, kemi klasat mësimore që mund të rezervohen, si klasa e biologjisë, e diturisë së natyrës dhe e zoologjisë, mund të zhvillohen praktika studentore për Universitetin Bujqësor të Tiranës, e shumë të tjera. Do të jetë vërtet një eksperiencë e jashtëzakonshme për fëmijët, ndaj mezi po e pres ditën e shtunë, kur do të bëjmë hapjen e madhe. Qyteti ka fituar një xhevahir të jashtëzakonshëm! Shumica e kafshëve ka ardhur, po presim majmunët e racës lemur dhe kafshë të tjera që janë rrugës. Ndërkohë, dy luanë dhe një tigër tashmë kanë ardhur dhe ende po ambientohen me territorin, duke qenë se kanë ndryshuar habitatin”, -tha Veliaj.

Ai theksoi se ky investim i jep Tiranës jo thjesht një kopsht të denjë zoologjik, aq të dashur për fëmijët, por i rrit edhe vlerën pronave përreth.


Lexoni>>>

Veliaj: Kopshti Zoologjik, qendër e re argëtimi dhe mësimi