Ministrja Edona Bilali (Foto Rtsh)

Ministrja Edona Bilali (Foto Rtsh)

Qeveria shqiptare ka vendosur që të shpërndajë rreth 10 milionë euro për 4 vite për start-up-et e reja.

Në një intervistë për “RTSH”, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali deklaroi se prej datës 16 maj ka filluar aplikimi dhe interesimi është i madh.

Ajo tha se “One-Stop-Shop” është dritarja e ministrisë që vjen në ndihmë për zgjidhjen e problematikave të start-up-eve, duke theksuar se deri tani ka pasur përgjigje të shpejtë.

Ministrja tha se idetë e veçanta do të mirëpriten edhe për zonat rurale të vendit.

Procesi për përfitimin e një granti mbyllet më 5 qershor, ndërsa më 20 qershor shpallen fituesit.