Më 26 maj, ambasadori kinez në Tiranë, z. Zhou Ding, ishte i ftuar në Lezhë për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Shqipëri për vitin 2022. Ishin të pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Frida Krifca, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu etj.

Ambasadori Zhou Ding me ministren e Turizmit dhe të Mjedisit Mirela Kumbaro

Ambasadori Zhou Ding me ministren e Turizmit dhe të Mjedisit Mirela Kumbaro

Në ceremoni, ambasadori Zhou shprehu urime të ngrohta për nisjen e sezonit, duke vënë në dukje se Shqipëria, me peizazhet e bukura natyrore, trashëgimitë e çmuara historiko-kulturore dhe gatimet e shijshme e të shumëllojshme, ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit. Sipas tij, qyteti i Lezhës, me burimet e pasura turistike, është bërë një ndër destinacionet më të parapëlqyera të turistëve. Përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri uroi për suksesin e këtij sezoni turistik, duke shprehur shpresën për ardhjen e më shumë turistëve kinezë në Shqipërinë e bukur.

Në ceremoni, që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, u paraqitën edhe ushqimet e veçanta, elementet e kulturës tradicionale dhe prodhime të zejtarisë shqiptare.(Zhang Yan/Artan)