Foto: RTSH

Foto: RTSH

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërta dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit, njofton “RTSH”.

Manastirliu tha se sipas studimeve, vaksina ka një efikasitet rreth 85% për sa i përket mbrojtjes nga lija e majmunit.

Ajo tha se pavarësisht riskut të ulët, në vend është vendosur një survejancë e shtuar aktive.

Shefja e Depatamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.