Foto: VCG

Foto: RTSH

Nga 1 qershori 2022, Shqipëria do të marrë për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njofton “RTSH”.

Në ceremoninë e rastit për marrjen e stafetës të drejtimit të Këshillit të Sigurimit që do të zhvillohet në New York, do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, më 11 qershor 2021, u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ky organizëm përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme, ndërsa 10 vendet e tjera anëtare janë me mandat dyvjeçar.