Foto: Telegraf

Foto: Telegraf

Finalja e edicionit të parë dhe historik të Ligës së Konferencës, që u mbajt në kryeqytetit shqiptar Tiranë, solli një sërë risish për Shqipërinë, shkruan “RTSH”.

Ajo shënoi njëkohësisht edhe vendosjen e një sërë rekordesh të reja.

Dhe një nga shtyllat e suksesit ka qenë edhe Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ai ka mirëpritur 465 fluturime me rreth 55 mijë pasagjerë nga data 24 deri në 26 maj.

Dita e 25 majit ka qenë rekord për historinë e aeroportit më të madh në vend, me plot 168 fluturime.

“Përgëzoj stafin tonë për punën e shkëlqyer dhe falënderime të përzemërta të gjithëve për përkushtimin, dedikimin dhe për shërbimin miqësor ndaj pasagjerëve tanë”, -ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës, Konstantin von Alvensleben, nëpërmjet një deklarate për shtyp të shpërndarë të shtunën.

“Ka qenë një javë të pabesueshme dhe jemi shumë të lumtur që e kaluam sfidën e Ligës së Konferencës me një sukses të madh”, -tha ai.