Foto:Facebook Veliaj

Foto:Facebook Veliaj

Pak ditë para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh panë nga afër ndryshimet në këtë qendër të re argëtimi dhe mësimi.

Veliaj tha se në Ditën e Fëmijëve më 1 qershor, hapja e Kopshtit Zoologjik do të jetë aktiviteti më i bukur që do të organizohet.

"Kopshti Zoologjik nuk do të jetë vetëm një mjedis për të parë kafshët, por do të jetë edhe një hapësirë për të mësuar, ku mësuesit mund ta rezervojë dhe mund ta bëjnë mësimin në Kopshtin Zoologjik", -tha ai.

Brenda hapësirës së Kopshtit Zoologjik, i cili ndodhet në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, janë të shpërndara kënde lojërash, për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.