Foto: VCG

Foto: VCG

Shqipëria dhe Japonia kanë tashmë një dhomë të përbashkët tregtie.

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni do të drejtohet nga Avni Ponari, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Japonisë në Shqipëri.

Në fjalën e rastit, Ponari tha se kjo Dhomë do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit, shkruan “RTSH”.

I pranishëm në ceremoninë e themelimit të Dhomës ishte edhe ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki. Ai e cilësoi krijimin e Dhomës si një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Sot, Asistenca Japoneze për Zhvillim ndaj Shqipërisë arrin në 179 milionë euro.