Foto: RTSH

Foto: RTSH

Trolejbusë të rinj i janë shtuar flotës së automjeteve të ofruesit të transportit publik në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjë dhe Herzegovinës, njofton “Xinhua”.

Autoritetet lokale thanë se deri më 6 qershor, udhëtarët do të gëzojnë udhëtime falas me autobusët e rinj elektrikë.

25 mjetet e reja u blenë nga një kompani në Bjellorusi, për të rinovuar flotën e vjetër të këtyre mjeteve të prezantuara në fund të viteve 1990.

Trolejbusët e rinj janë të pajisur me sistemin më të avancuar të biletave dhe numërimit të pasagjerëve dhe do të kanë akses të lehtë për personat me aftësi të kufizuara. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë infrastrukturës elektrike duke përdorur energjinë nga bateritë në bord.