Foto: rtsh

Foto: rtsh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndeti rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë, ku rekomandohet hapja e negociatave për integrimin evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i shtetit u bëri thirrje forcave politike shqiptare të fokusohen seriozisht te përmbajtja e kësaj rezolute dhe në zgjidhjen e problemeve, shkruan “RTSH”. Presidenti Meta nënvizoi nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrëse, përfshirë miratimin e një ligji për referendumet.

Ai u shpreh se nevojite përmirësimi urgjent i lirisë së shprehjes, pavarësisht medias dhe pluralizmit.

"Unë mbështes fuqimisht hapjen e negociatave, pavarësisht prapambetjes që kemi! Populli shqiptar meriton të hedhë një hap përpara", -tha presidenti Meta.