Foto:RTSH

Foto:RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur investimet infrastrukturore në Shqipëri duke thënë se ato kanë sjellë rritjen e vlerës së pronave dhe të numrit të turistëve në vend.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, në Vlorë, Rama tha se ndërtimi i Lungomares në këtë qytet ka rritur vlerën e pasurisë së patundshme të qytetarëve që jetojnë aty, në shifra që nuk i kishin imagjinuar kurrë.

"Më e rëndësishme është që njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot. Pasuria e tyre e patundshme është rritur në nivele që nuk i mendonin", -tha kryeministri shqiptar.

Rama tha se rritja e çmimeve mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonominë tërësore.