Foto: VCG

Foto: RTSH

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton të hënën Tiranën. Vizita ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe për t’i theksuar Bashkimit Europian rëndësinë e veçantë që luajnë të dy vendeve në stabilitetin e rajonit të Ballkanit, shkruan “RTSH”.

Shefi i diplomacisë greke do të pritet në takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe më do të zhvillojë bisedime me homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

Sipas medies, palët pritet të diskutojnë marrëveshjen e pensioneve për emigrantët shqiptarë në Greqi. Ajo ka avancuar pas disa zhillimeve pozitive dhe duket se do të përfundojnë në një të ardhme jo të largët. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë emigrantët shqiptarë që janë në skemat greke të pensioneve, të cilët një pjesë të aktivitetit të tyre të punësimit e kanë zhvilluar më parë në Shqipëri.

Aktualisht në Greqi jetojnë e punojnë mbi 600 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar atje pas viteve ’90.