Kumbaro FB

Kumbaro FB

Nga 1 qershorit 2022, në Shqipëri nuk do të përdoren më qeset plastike njëpërdorimshme. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, bëri të ditur se përdorimi i qeseve plastike nga dyqanet apo restorantet ndalohet me ligj.

“Atë që i bën natyrës, natyra ta kthen mbrapsht. Thuaji jo qeseve plastike”, -shkruan ministrja Kumbaro.

Çdo vit në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo afërsisht 26 mijë tonë në vit. Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi. Në këtë kuadër, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1.5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.