Rama Balkan web

Rama Balkan web

Programi IPARD III, që do të financojë rreth 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare, u prezantua të mërkurën, në një aktivitet ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, me këtë financim të tretë masiv të Bashkimit Evropian, hapet rruga për të gjithë ata që duan të zhvillojnë më tej sipërmarrjen.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se tashmë shumë çështjeve të këtij sektori u është dhënë zgjidhje. Financimi me 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare nga BE, përmes programit IPARD 3, sipas kreut të qeverisë shqiptare, është një moment mjaft i rëndësishëm në rrugën e rilindjes së bujqësisë.

“Deri kur ne morëm detyrën pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës. Agroturizmi ishte në belbëzim me njerëz të punës që ishin të braktisur nga shteti. Sot është ndryshe, në sensin që është hapur rruga e duhur për të gjithë ata që duan të vrapojnë më shpejt”, -tha Rama.