Importi abcnews

Importi abcnews

Volumi i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, por edhe për shkak të trefishimit në treg të çmimit të hekurit pas agresionit rus në Ukrainë, bënë që vlera e importeve të materialeve të ndërtimit të rritet ndjeshëm përgjatë muajit prill.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 6.3%.

Në vlerë, importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve për këtë periudhë llogariten 46.3 miliardë lekë, me një rritje mujore prej rreth 12 miliardë lekësh dhe rreth 14 miliardë lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të 2021-shit. Nga Turqia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-prill të këtij viti nga Turqia u importuan rreth 15.2 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, ndërsa nga Italia rreth 8.6 miliardë lekë.