Foto: Facebook ministrja e MEPJ

Foto: Facebook ministrja e MEPJ

Shqipëria dhe Italia po shkojnë drejt njohjes reciproke të sigurimeve shoqërore për shtetasit e tyre.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila gjatë vizitës së fundit në Bruksel ka zhvilluar një takim me homologun italian Luigi Di Maio.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka tha se janë të pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Aktualisht numri i shqiptarëve në Itali është mbi 500 mijë. Shumë prej tyre një pjesë të viteve punës i kanë regjistruar në Shqipëri.

Ndërkaq, mjaft italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar dhe jetuar.