Foto:vcg

Foto:vcg

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, presidenti shqiptar Ilir Meta ka bërë thirrje për përkushtimin ndaj familjes.

Në një mesazh në "Facebook", kreu i shtetit thekson se familja është djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi.

"Vetëm përkushtimi ndaj familjes na forcon dhe na bën një komb më vital dhe më të bashkuar, sepse siç na ka mësuar Sami Frashëri: “Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen", -shkruan presidenti Meta.