Foto:Infoalbania

Foto:Infoalbania

Festivali Ndërkombëtar Bashkëkohor i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, sjell tre ditë të mbushura plot me aktivitete në kryeqytetin shqiptar.

Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, bën të ditur se ky aktivitet do të ketë performance mjaft të bukura.

Festivali nis më 16 maj dhe do të ketë pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instalacione, demostrime “live”.

Ai do të mbahet në ambiente të ndryshme të kryeqytetit si Muzeu Kombëtar, Liqeni Artificial i Tiranës, galeria GAT, qendra COD pranë Kryeminstrisë. Pjesmarrës do të jenë edhe studentë të universiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia e më gjerë.