Foto: ATSH

Foto: ATSH

Lehtësimi i masave kufizuese anti-Covid për lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë, është reflektuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve që kanë lundruar nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit dhe anasjelltas.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Portit Sarandë gjatë muajit prill tragetet kanë kryer 118 lundrime me 8693 udhëtarë, përcjell “ATSH”.
Sipas të dhënave, nga 4359 udhëtarë që kanë hyrë me tragete në Sarandë, 3209 udhëtarë kanë qenë të huaj.

Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmit në bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan qytetin bregdetar shqiptar gjatë vitit 2021 arriti në mbi 750.000 vizitorë.