Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe kryeministri Edi Rama, njoftuan se gjuha shqipe, si një ndër më të vjetrat në botë, dhe zyrtare në tre shtete, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të tria nivelet, fillestar, bazë dhe e thelluar.

Ministrja Kushi shprehu mirënjohje për pedagogët shqiptarë në Harvard, Faton Limani dhe Eva Stathi Misho, për këtë nismë patriotike.

Sipas saj, kjo nismë jo vetëm që do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botës, por do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të pasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës shqiptare. (Irma)