Foto: VCG

Të martën në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, nis Festivali Evropian i Këngës.

Eurovizioni do të çelet nga këngëtarja shqiptare Ronela Hajatin me këngën "Sekret", me të cilën u shpall fituese e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH.

Në disa deklarime për publikun, Hajati ka thënë se synimi i saj është arritja në finale.

Shqipëria për herë të parë mori pjesë në garën e njohur evropiane të këngës “Eurovision” në vitin 2004, e përfaqësuar nga Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt". (Foto: VCG)