Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri bëri të ditur se pranë saj kanë mbërritur 4 aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë.

Tre prej tyre janë me kapacitet të instaluar deri në 2MW, ndërsa një aplikim tjetër rezulton për një impiant me kapacitet 8 MW.

Impiantet parashikohet të ndërtohen në Fier dhe Durrës.

Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore.

Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi.