Kryeministri Rama(Facebook)

Kryeministri Rama(Facebook)

Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan nismën e Revolucionit Digjital për bankat e nivelit të dytë në vend.

Kryeministri Rama deklaroi se tashmë ka ardhur koha që bankat e nivelit të dytë t'i bashkohen revolucionit digjital, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat dhe vonesat e shërbimeve, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumente.

“Kemi ngritur një grup pune edhe me Bankën e Shqipërisë. Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni me përfaqësues të shoqatës suaj. Duhet të thjeshtojmë procedurat, të reduktojmë dokumentet shoqëruese dhe të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve dhe bizneseve në marrëdhënie me bankat të lehtësohet maksimalisht”, -tha Rama.

Sipas kryeministrit, meqë tashmë qytetarët kanë lehtësi aksesi të shërbimeve nga e-Albania, nuk ka pse mos të ndodhë edhe për bankat.

“Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti, qoftë debiti, qoftë online banking dhe të ikë të nisët për te dera e bankës për të paguar për një shërbim publik, po njësoj siç bën me e-Albanian mund të kryejë dhe pagesën aty në e-Albania dhe kjo mund t’i konfirmohet në kohë reale, është plotësisht e realizueshme teknikisht dhe ky është një transformim që nuk është më koha ta diskutojmë, është koha ta bëjmë”, tha ai. (Irma)