Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe gazetar i spikatur shqiptar, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes, në moshën 68-vjeçare, në SHBA, ku jetonte me familjen. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë këtë betejë, njofton familja Muneka.

Z.Hajdar Muneka(Foto:RTSh)

Z.Hajdar Muneka(Foto:RTSh)

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin diplomatik shqiptar dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike.

Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Malajzi, dhe jo resident në Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Hajdar Muneka do të mbahet mend edhe i si një gazetar i njohur i problemeve ndërkombëtare.

Ai për shumë vite ka qenë gazetar në “Radio Tirana”, në seksionin e Radios së Jashtme, duke dhënë një kontribut të spikatur.

Përvojën e tij gazetareske dhe diplomatike Hajdar Muneka e ka përmbledhur në librin e tij “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën”, një ese me vlerë për historinë e marëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Një tjetër vepër nga kjo temë e titulluar “Leva që lëvizi Kinën”, pritet të botohet pas ndarjes së tij nga jeta. Falë formimit të tij, Hajdar Muneka harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

(Foto: Facebook ambasadori i Kinës në Shqipëri)

(Foto: Facebook ambasadori i Kinës në Shqipëri)

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë në fushën e diplomacisë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, e ka cilësuar ambasadorin Hajdar Muneka si një njeri të ndershëm, diplomat të shkëlqyer, ekspert të historisë së marrëdhënieve kino-shqiptare dhe një mik të ngushtë të popullit kinez.

Më tej në mesazhin e tij ngushëllues, kreu i diplomacisë kineze në Shqipëri, Zhou Ding shkruan: “Përzemërsisht falënderoj ambasadorin Muneka për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për miqësinë Kinë-Shqipëri. Shqipëria është një vend i bukur, me potencial të madh. Pres të ketë më shumë shqiptarë, ashtu si ambasadori Muneka, të duan vendin e tyre dhe njëkohësisht të njohin mirë Kinën dhe botën, që të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë”.

Ish-diplomati shqiptar (Foto: Facebook ambasadori i Kinës në Shqipëri)

Ish-diplomati shqiptar (Foto: Facebook ambasadori i Kinës në Shqipëri)

Ambasadori Hajdar Muneka ka qenë njëherësh një bashkëpunëtor i programeve të seksionit shqip të Grupit Mediatik të Kinës, i gatshëm që përmes intervistave të shtjellonte tema të lidhura me marrëdhëniet dypalëshe dhe aktualitetin në Kinë.