guvernatori sejko, faqja zyrtare e BSH

guvernatori sejko, faqja zyrtare e BSH

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se ekonomia botërore dhe ajo shqiptare vijojnë të jenë subjekt i goditjes së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, gjë që ka sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve, të lëndëve të para dhe të atyre energjetike. Sipas tij, si pasojë e këtij kompleksi faktorësh, inflacioni ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa rritja ekonomike ka shfaqur shenja ngadalësimi.

Gjatë një konference shtypi, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Sejko tha se çmimet, veçanërisht të ushqimeve dhe karburanteve do të mbajnë normën e inflacionit të lartë, që pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës qendrore vetëm në pjesën e parë të vitit 2024.

“Inflacioni do të kthehet në objektiv prej 3% në gjashtëmujorin e parë të 2024. Përgjatë vitit 2022 inflacioni do të jetë në kushtet aktuale. Banka e Shqipërisë do të monitorjë me kujdes rritjen e inflacionit dhe mbetet e gatshme për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Pavarësisht pasigurisë, politika monetare do të jetë stimuluese për gjithë periudhën në vijim”, -tha guvernatori Sejko. (Irma)