dita e deshmoreve, foto fb zyrtar kuvendi i shqiperise

dita e deshmoreve, foto fb zyrtar kuvendi i shqiperise

Përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar bënë homazhe në monumentin “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 Majit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi në një postim zyrtar se në këtë ditë të shënuar përkujtimi dhe nderimi ndaj dëshmorëve të atdheut, përulemi me mirënjohje dhe respekt të thellë para heroizmit dhe sakrificave më sublimeve të mijëra bijve dhe bijave të Shqipërisë, që dhanë jetën për liri. “Kjo është një ditë reflektimi dhe angazhimi, për të pasur gjithmonë të shenjta, sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë e atdheut dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, e sidomos për të rinjtë dhe të rejat e vendit”, -deklaroi kreu i shtetit Meta.

meta, foto fb zyrtar presidenti meta

meta, foto fb zyrtar presidenti meta

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e pranishme në ceremoni, deklaroi se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike dhe evropiane.

“Nderimi për dëshmorët është tregues i vlerave, fisnikërisë dhe mirënjohjes së një kombi. Sakrifica e tyre sublime ishte çmimi i Shqipërisë së lirë. Në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë”, -shkroi në mesazhin e saj kryeparlamentarja Nikolla.

nikolla, foto fb zyrtar kuvendi i shqiperise

nikolla, foto fb zyrtar kuvendi i shqiperise

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi zyrtar, deklaroi: “Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, dëshmorët tanë”. (Irma)