Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të hënën në veprimtaritë për festën e Bajramit, të organizuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Me rastin e festës së Bajramit, ambasadori Zhou uroi kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe mbarë besimarët myslimanë shqiptarë. Z. Zhou u shpreh se të gjitha sektet fetare në Shqipëri bashkëjetojnë në mënyrë harmonike dhe bashkësia myslimane në Shqipëri ka dhënë kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin shoqëror të vendit. Kina ka më shumë se 20 milionë ndjekës të islamit dhe qeveria kineze respekton dhe mbron plotësisht lirinë e besimit fetar të qytetarëve. Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri shprehu shpresën që pas epidemisë, bashkësitë myslimane në Kinë dhe Shqipëri do të shtojnë shkëmbimet, do të thellojnë mirëkuptimin dhe do të forcojnë miqësinë.

Haxhi Bujar Spahiu dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj shprehën falënderime për pjesëmarrjen e ambasadorit në veprimtaritë për kremtimin e Bajramit dhe uruan për festën besimtarët myslimanë kinezë. (Çang Çuo)