Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi të mbajtur nëpërmjet platformës “Zoom” në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar kufizimin e turistëve rusë dhe mbylljen e porteve për anijet ruse. Zelensky ka falënderuar qeverinë shqiptare që është pozicionuar krah Ukrainës në luftën e Rusisë.

“BE po këmbëngul për embargon e naftës dhe gazit rus. Bankat ruse duhen hequr nga sistemi financiar bankar. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, të mbyllni portet për anijet ruse”, -tha Zelensky.

Presidenti ukrainas vijoi më tej duke thënë se veprimi i Shqipërisë për ta mbështetur në këto kohë të errëta që po kalon i ka kujtuar Shën Terezën, mirësitë e së cilës do të kujtohen brez pas brezi.

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, as të mendoni se kë do të mbështesni. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj popullit ukrainas, që na bën të kujtojmë Shën Terezën shqiptare. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme të afrojnë me shenjtërinë që njerëzit do të kujtojnë brez pas brezi”, -shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka deklaruar në Kuvendin shqiptar se Rusia nuk po kursen më askënd, ndërsa ka bërë një përshkrim të gjithë situatës në Ukrainë.