Foto: indeksonline

Foto: indeksonline

Të mërkurën, me 4 maj nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Partia Socialiste në pushtet ka propozuar datën 10 maj për zhvillimin e një seance të posaçme. Ndërsa Partia Demokratike në opozitë ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e katërt dhe të pestë.

E gjithë procedura e zgjedhjes së presidentit të ri pritet të përmbyllet brenda këtij muaji. Deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.