Foto:topchannel

Foto:topchannel

Besimtarët myslimanë shqiptarë ju bashkuan besimtarëve myslimanë në mbarë botën për të kremtuar Fitër Bajramin.

Ceremonia kryesore e faljes u mbajt në orët e para të mëngjesit të së hënës në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu uroi me këtë rast të gjithë besimtarët. Ai u kërkoi atyre të tregojnë kujdes për njerëzit në nevojë, të varfrit dhe jetimët, ndërsa bëri thirrje që bota të drejtohet nga paqja dhe t’u jepet fund konflikteve.

Si zakonisht krerët e politikës shqiptare e shfrytëzuan këtë ngjarje për të dhënë mesazhet e tyre.