Foto:ScanTV

Foto:ScanTV

“Agjencia Europiane e Statistikave” në publikimin më të fundit mbi jetëgjatësinë në lindje sipas rajoneve të Europës, tregon se Shqipëria është ndër vendet më të goditura nga pandemia, duke humbur 1.7 vite jetë, njofton “Scan Tv”.

Zonat qendrore janë më të goditurat në Shqipëri, ku jetëgjatësia në lindje gjatë vitit 2020 ishte 78.9 vite, nga 81.6 vite që regjistrohej në vitin 2019.

Nga përllogaritjet del së në rajonin qendër pandemia ka ‘rrëmbyer’ plot 2.7 vite jetë.

Rajoni qendër jo vetëm që është më i godituri në Shqipëri, por shifrat tregojnë se është ndër pesë më të goditurit në Europë më rënien më të madhe të jetëgjatësisë në lindje.

Kjo shifër është pothuaj e barabartë me rajonin e Lombardisë, rajon i cili gjatë pandemisë kishte kurbën më të lartë të numrit të fataliteteve.