Foto: atsh

Foto: atsh

Duke nisur nga 1 maji, 95% e shërbimeve publike në Shqipëri tashmë do të jenë online. Lajmi është bërë publik disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij me kalimin e shërbimeve publike online qytetarët do të kursenin para dhe do të fitonin kohë.

“Tanimë shteti vjen te qytetari, nuk shkon më qytetari te shteti”, -u shpreh kryeministri Rama.

Sipas tij, “Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon“.