Nën sloganin “Shqipëria mikëpret botën”, në Tiranë nisën të hënën Javët Ndërkombëtare të Kulturës. Java e parë nisi me kulturën franceze.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëvizuan në një konferencë se kjo nismë e qeverisë shqiptare është në një fazë nisjeje që do pasurohet në vitet e ardhshme.

“Këto javë synojmë të jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura, forma me shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi”, -tha kryeministri Rama.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës nisi me një parade flamujsh, tingujsh, në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas me aktivitete, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Berat e Durrës.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të vazhdojnë edhe me vende si SHBA, Japoni, Kina Izraeli, Spanja, Franca, Emiratate e Bashkuara.