Kryeministri shqiptar Edi Rama përgëzoi Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Francë, ndërsa ka shprehur dëshirën ta mikpresë në Tiranë.

Njoftimin e tij Rama e ka dhënë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një foto të kreut të shtetit francez të projektuar në fasadën e Kryeministrisë.

Presidenti shqiptar Ilir Meta i uroi fitoren homologut të tij francez, duke u shprehur se beson fort se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit të ri të Macron.

Kryetarja e parlamentit shqiptar Lindita Nikolla tha se fitorja e Macron ishte një fitore për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin evropian.