Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë është në fazë e fundit të ndërtimit dhe do të jetë gati më 1 qershor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet tha se Kopshti i ri Zoologjik do të jetë më moderni në Ballkan.

Ai është i rikonceptuar plotësisht me më shumë hapësirë për kafshët, por edhe vizitorët e të gjitha moshave.

Me interes priten kafshët që do të popullojnë Kopshti i ri Zoologjik të cilit i janë shtuar edhe 1200 rrënjë pemë të reja.