Me romanin “Pusulla të Verdha” shkrimtarja Vera Bekteshi fitoi çmimin letrar “Kadare”.

Në këtë libër, Bekteshi ka zgjedhur si subjekt refuzimin për të ndryshuar, duke sjellë në qendër të rrëfimit personat me aftësi ndryshe.

Me këtë libër, Bekteshi u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të Çmimit “Kadare”, që sapo kurorëzoi edicionin e shtatë.

Votimi për romanin “Pusulla të Verdha” ishte unanim, ndërsa në jurinë e këtij edicioni vihej re një dominim i grave.

Çmimi “Kadare” është një prej çmimeve të rëndësishme në botën e letrave shqipe i cili ka nisur rrugëtimin që prej vitit 2015 dhe Bekteshi bëhet e para autore grua që e merr këtë çmim.